Blog
Arben Mustafa
Panelist
Paneli 8: “Qasja në financim – Zhvillimi i një kuadri që mundëson alternativa të reja financimi në tregjet e kapitalit”
Arben Mustafa ka diplomuar në fushën e Bankave dhe Financave në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005. Në vitin 2006, mbaroi studimet e tij të magjistraturës në fushën Ekonomiks për Analiza të Biznesit në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.
Në të njëjtin Universitet, në vitin 2014 mbaroi studimet e doktoraturës me temën "Konkurrenca e
Sektorit Bankar dhe Ndikimi i saj në Rrezik-Marrjen e Bankave dhe në Margjinat e Interesit në Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
Në vitin 2007, ai filloi punën në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ku fillimisht u angazhua me Departamentin për Stabilitet Financiar dhe Analiza Ekonomike në pozitën Ekonomist.
Në vitin 2009, ai u promovua në pozitën e Drejtorit të Departamentit dhe ushtroi këtë funksion deri në fund të vitit 2016, kur kaloi në Kabinetin e Guvernatorit ku ushtroi funksione të ndryshme si Këshilltar i Guvernatorit dhe Kryeekonomist deri në vitin 2022 kur edhe e përmbylli angazhimin në BQK.
Në qershor 2022, Arbeni i’u bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ku mori përgjegjësinë e Koordinatorit të Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të kësaj partie politike. Arbeni po ashtu është i angazhuar si Profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ligjëron lëndë nga fushat e ekonomiksit dhe financave.