Blog
Danela Arsovska
Paneliste
Paneli 2: “Udhëheqja e rrugës drejt kryeqyteteve të së ardhmës në rajon”
Danela Arsovska lindi me 20 dhjetor, 1979 në Shkup, është politikane dhe avokate maqedonase.
E mbështetur nga partia VMRO-DPMNE, ajo shpalli kandidaturën e saj si kandidate e pavarur për kryetare të Shkupit ku dhe fitoi zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021.
Në vitin 2014, Arsovka u emërua kryetare e Bashkësisë Maqedonase të Organizatave të Punëdhënësve.
Në nivel kombëtar, Arsovska është përfaqësuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore në Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian që nga viti 2016. Ajo gjithashtu është anëtare e Këshillit të Partneritetit Publik-Privat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore.
Arsovska ka marrë diplomë në drejtësi në Universitetin e Shën Kyril dhe Metodit në Shkup. Ajo ka një gradë magjistrale në ekonomi dhe një arsim ekzekutiv nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Sheffield.
Arsovska mbajti disa pozita të larta në organizata ndërqeveritare ndërkombëtare dhe është anëtare e Panelit në Gjykatën e ICSID të Bankës Botërore në Uashington, SHBA që nga viti 2016.
Në vitin 2017, Arsovska u emërua anëtare e Gjykatës së OSBE për Konsolidim dhe Arbitrazh në Gjenevë, Zvicër dhe gjithashtu është anëtare e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, Holandë që nga viti 2017.