Blog
Astrit Panxha
Moderator
Paneli 8: “Qasja në financim – Zhvillimi i një kuadri që mundëson alternativa të reja financimi në tregjet e kapitalit”
Astrit Panxha është ekonomist me përvojë shumëvjeçare. Ai është themelues i “Kosova Business Forum 2024”, një iniciativë për promovimin e dialogut transparent publiko-privat. Që nga viti 2015, Astriti është Drejtor Ekzekutiv dhe një nga themeluesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës – KPK. Gjithashtu, ai është autor i programit të përjavshëm televiziv “7 ditë me Panxhën” që trajton tema të ndryshme të ekonomisë dhe biznesit.
Para krijimit të KPK-së, ai ka punuar si ekonomist i lartë në Departamentin e Stabilitetit Financiar dhe Analizës Ekonomike në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Astriti iu bashkua Departamentit të FSEA në vitin 2009 si studiues ekonomik (deri në vitin 2013), ku punoi në vlerësimin e performancës dhe riskut të sektorit financiar në përgjithësi dhe atij bankar në veçanti. Përveç Bankës Qendrore, Astriti ka përvojë ndërkombëtare në sektorin financiar nga qytete të ndryshme si Vjena, Berlini apo Londra.
Në vitin 2010, Panxhës iu dha Letra e Ekselencës për punën e tij të jashtëzakonshme në Trajnimin e Politikave Ekonomike të Aplikuara në Institutin e Vjenës. Ai gjithashtu ndoqi kurse profesionale në Bankën Federale të Nju Jorkut, Bankën Qendrore Evropiane, Bankën Qendrore të Austrisë, Institutin FMN, Bankën Botërore dhe për një periudhë punoi në Ministrinë Federale Gjermane të Financave në Berlin.