Blog

Elena Pici

Moderatore

Paneli 2: “Udhëheqja e rrugës drejt kryeqyteteve të së ardhmës në rajon”

 

Elena Pici është një menaxhere me përvojë, me një trajektore karriere në rritje, që përfshin sektorin publik dhe privat në Shqipëri. Aktualisht, ajo mban pozita të dyfishta si Kryetare e Bordit dhe Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit në Air British Petroleum (BP) në Shqipëri, duke ofruar ekspertizë në drejtimin strategjik dhe qeverisjen korportative. Në të njëjtën kohë, ajo ofron konsulencë për projekte si Kosova Business Forum 2024.

 

Përpara kësaj eksperience, Elena shërbeu për dy vjet si Sekretarja e parë e Përgjithshme grua (SG) e Ministrisë e Brendshme në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht Sekretarja e Përgjithshme më e re në Qeverinë Shqiptare.

 

Para këtij roli, ajo shërbeu për 4 vjet si Koordinatore e Programit të Investimeve të Huaja në Kryeministrinë Shqiptare, ku filloi si Anëtare e Programit Lead Albania, mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Gjatë karrierës së saj, ajo ka punuar edhe për Bankën Qendrore të Shqipërisë, Friedrich Ebert Stiftung dhe organizata të tjera.

 

Si një advokate e pasionuar pas progresivizmit, Elena është e përkushtuar për të nxitur ndryshime pozitive në çdo përpjekje të saj profesionale dhe sociale, duke ruajtur një ndjeshmëri të lartë ndaj nevojave të anëtarëve të ekipit dhe komunitetit në përgjithësi, dhe një vlerësim të thellë për diversitetin e palëve të përfshira.

 

Ajo zotëron një MSc në Zhvillimin Ekonomik Lokal nga London School of Economics (LSE) si bursante Chevening. Në të njëjtën kohë, ajo ka certifikim në Program Ekzekutiv – Zhvillim i Negociatave nga Harvard Kennedy School of Governance, si dhe është diplomuar në Shkollën e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës.

 

Në vitin 2022, Elena u nderua të ishte pjesë e Programit të Vizitorëve të Bashkimit Evropian, një dëshmi e përafrimit të saj me vlerat evropiane.