Blog

Alban Hashani

Panelist

Paneli 1: “Dialogu për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë”

 

Albani aktualisht është drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest. Ai gjithashtu ligjëron lëndë të fushës së ekonomisë në universitet.

 

Pasi ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës ai ka vijuar studimet pasuniversitare dhe të doktoratës në fushën e ekonomisë në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Fokusi i tij i kërkimit është në ekonominë e tranzicionit dhe ekonominë industriale.

 

Albani është aktivisht i angazhuar në mbikëqyrjen e shumë projekteve kërkimore dhe zhvillimore që zbatohen nga Instituti Riinvest. Përveç gjuhës amtare shqipe, ai zotëron edhe gjuhën angleze dhe serbo-kroate.