Blog
Mendi Qyra
Panelist
Paneli 1: “Dialogu për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë”
Mendi Qyra ka përfunduar studimet në Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Prishtinës 1984/85 dhe studimet pasuniversitare për ekonomi dhe bujqësi në Universitetin e Zagrebit.
Ai është Drejtor i kompanisë ndërtimore “Trim & Lum” me përvojë mbi 30 vjeçare në ndërtimtarinë e lartë me shtrirje të gjerë gjeografike në Maqedoninë e Veriut.
Qyraka qenë i angazhuar edhe në fushën e turizmit si drejtor i hotelit “Izgrev” në Strugë dhe në kompaninë e sigurimeve “Signa” si dhe në shoqata joqeveritare dhe organizata biznesi si Nënkryetar i Forumit Ekonomik Shqiptar derisa u emërua Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në nëntor 2022, gjithmonë i angazhuar për mbrojtjen e interesit dhe zgjidhjen e problemeve në komunitetin e biznesit.
Qyraështë një filantrop i përkushtuar si promovues dhe mbështetës në sektorë të ndryshëm duke përfshirë arsimin, bamirësinë, kulturën, artin dhe sportin.
Shembulli më i mirë është menaxhimi dhe sponsorizimi i klubit të futbollit Trim& Lum duke mbështetur iniciativat që ofrojnë qasjen në sport dhe programe që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien për mbi 100 të rinj.
Që nga viti 2023 ky ekip futbolli është në krye të ligës së parë në Maqedoninë e Veriut!