Blog
Visar Vokrri
Moderator
Paneli 5: “Sektori i ndërtimit – A mundet ndërtimi modular të rrisë eksportet e Kosovës?”
Visar Vokrri aktualisht mban pozitën e Drejtorit Programor në Institutin për Kërkime Zhvillimore Riinvest ku është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve kërkimore si dhe është ligjërues i lëndëve të ekonomiksit në Kolegjin Riinvest.
Gjithashtu, që nga marsi i vitit 2023 është edhe Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Termokos.
Ai ka doktoruar në fushën e ekonomiksit në Universitetin Politeknik të Marche-s në Itali ndërsa studimet e nivelit master në Zhvillim Ekonomik dhe Analizë të Politikave Ekonomike i ka mbaruar në Universitetin e Nottingham-it në Mbretërinë e Bashkuar. Më parë ka punuar në organizata të ndryshme në sektorin privat dhe publik në Kosovë, duke përfshirë sektorin bankar, procesin e privatizimit në Kosovë, projekte të financuara nga UNDP, BERZH, Banka Botërore, dhe gjithashtu në Qeverinë e Kosovës.
Visari ka qenë i angazhuar në aktivitete të ndryshme kërkimore dhe avokuese që kanë të bëjnë me tregtinë e jashtme, tregun e punës, qeverisjen e hapur, zhvillimin e tregut dhe shumë projekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. Përveç gjuhës amtare Shqipe, ai flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze dhe Serbe.