Blog
Sytrime Dervisholli
Paneliste
Paneli 5: “Sektori i ndërtimit – A mundet ndërtimi modular të rrisë eksportet e Kosovës?”
Sytrimja është eksperte e lartë për zhvillimin ekonomik dhe tregtinë ndërkombëtare, me më shumë se 15 vjet përvojë pune në role ekzekutive si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ajo luajti një rol kryesor në dizajnimin e politikave për tregtinë e brendshme dhe ndërkombëtare, duke nxitur rritjen e sektorit privat. Ishte anëtare e delegacioneve shtetërore në negociatat tregtare me vendet e ndryshme.
Si autore, ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm përmes artikujve të ndryshëm, duke përfshirë Manualin për Investitorët e Huaj.
Sytrimja është trajnere e certifikuar për Ekonominë Qarkore dhe Konsulente në Grupin e Bankës Botërore/IFC, ku kontribuon aktivisht në forcimin e iniciativave të sektorit privat dhe institucioneve shtetërore të specializuara në tregti.
Kontributi i Sytrimes është prezent edhe në komunitet përmes programit “Mentoring Our Future” në rolin e mentores, në KUSA në rolin e kryetares së bordit dhe në Akademinë për Lidership në Komunitet në rolin e trajneres. Sytrimja është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe studimet Master në Administratë Publike i ka përfunduar në Universitetin Amerikan në Kosovë.