Blog

Melita Ymeraga

Paneliste

Paneli 6: “Investoni te gratë: nxisni progresin” në partneritet UN WOMEN

 

Melita është një lidere e pasionuar dhe novatore në inkorporimin e teknologjive të reja në fushën e menaxhimit financiar me  më shumë se 20 vite përvojë.

 

Si themeluese e “Melita&Partners” në vitin 2010, ajo ka arritur të bashkojë dy pasionet e saj, financën dhe teknologjinë, për të udhëhequr mbi 700 biznese dhe organizata të ndryshme në rajon drejt transformimit dixhital të menaxhimit financiar. Së fundmi, ajo themeloi platformën KUDO Become Freelance Digital Accountant, e cila synon të rrisë aftësitë e kandidatëve për t’u bërë një llogaritare dixhitale me qasje në tregun global. Gjatë tetorit 2023 Melita ka bashkë-themeluar Bota Outsourcing me zyrat kryesore në Londër me qëllim që të ofrojë shërbime të kontabilitetit të jashtëm për kompanitë ndërkombëtare.

 

Melita ka përfunduar studimet pasuniversitare për Administrim Biznesi në Universitetin Staffordshire në MB. Ajo është anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve të Miratuar dhe Auditorëve të Kosovës “SCAAK” që nga viti 2003 dhe mban titullin Kontabiliste e Çertifikuar. “Melita ka shërbyer edhe si Anëtare Bordi në SHKÇAK”.