Blog
Agon Dobruna
Panelist
Paneli 6: “Investoni te gratë: nxisni progresin” në partneritet UN WOMEN
Agon Dobruna u lind më 23.06.1987 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa universitar dhe pasuniversitar i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, drejtimi menaxhment dhe informatikë.
Nga viti 2010 deri në vitin 2021, z. Dobruna shërbeu në pozitën e udhëheqësit rajonal për kujdesin ndaj konsumatorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (më vonë: KEDS dhe KESCO) në Distriktin e Gjakovës. Nga viti 2014 deri në vitin 2018 z. Dobruna ka qenë anëtar i Bordit në Ndërmarrjen Publike Komunale KRM ‘Çabrati’ sh.a. në Gjakovë. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, z. Dobruna u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, në kuadër të Qeverisë “Kurti II”, ku shërbeu për dy vjet. Si zëvendësministër, ai u angazhua në krijimin e politikave publike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve, veçanërisht në përdorimin e aseteve ekzistuese dhe burimeve të ardhshme që do të zhvillohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e rajoneve.
Nga qershori 2023, z. Dobruna është emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.