Blog
Berat Mustafa
Panelist
Paneli 7: “Sektori i Prodhimit-Rritja e linjave të caktuara të eksporteve falë përmirësimit të konkurueshmërisë”
Berat Mustafa është i lindur në vitin 1970. Me profesion është master i Ekonomisë. Prej viteve të 90-ta deri në vitin 2012 punoi si menaxher i shitjes në kompaninë Fluidi dhe RC Cola në Gjilan. Strategjitë që krijoi ndihmuan kompaninë të mbulojë të gjithë tregun vendor me produkte dhe të eksportojnë edhe në shumë vende të Botës.
Në vitin 2012 themeloi kompaninë e parë flexografike në vend, te certifikuar me standarde evropiane “Flexograf” sh.p.k.. Një investim i këtij lloji në vendin tonë, shpreh më së miri cilësitë e një menaxheri inovator dhe të suksesshëm për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit me hapjen e vendeve të reja të punës gjithashtu për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e tregut për një industri të tillë.
Përvoja e tij e gjatë në biznes dhe cilësitë e tij e bëjnë atë lider në industrinë të cilën e udhëheqë, duke e bërë kompaninë tashmë të njohur në tregun vendor dhe atë ndërkombëtarë.
Ai gjithashtu është i njohur edhe si humanist duke ndihmuar në shumë aksione humanitare. Vizioni i tij për të ardhmen e bën këmbëngulës në arritjen e qëllimeve dhe rezultateve që i parashtron për veten dhe kompaninë, duke vazhduar me investime të reja në kompaninë e tij.