Blog
Jeta Statovci
Paneliste
Paneli 7: “Sektori i Prodhimit-Rritja e linjave të caktuara të eksporteve falë përmirësimit të konkurueshmërisë”
Jeta Statovci u lind në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet e saj të Masterit në London School of Economics (LSE) në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus në Ekonominë Shëndetësore. Më parë, ajo ka kryer studimet e saj Bachelor në Rochester Institute of Technology (RIT Kosovo) në fushën e Ekonomisë dhe Menaxhimit.
Znj. Statovci është deputete në parlamentin e Republikes së Kosovës. Aktualisht, ajo mban dy pozita të rëndësishme në kuadër të komisioneve parlamentare, përmes të cilave ushtrohen funksionet legjislative dhe mbikqyrëse. Znj. Statovci është zëvendëskryetare e Komisionit për Ekonomi, Industrinë, Ndërmarrësi dhe Tregtinë dhe anëtare e Komitetit për Buxhet dhe Transfere. Për më tepër, ajo ka marrë pjesë në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Krizës Energjetike dhe Komisionin Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Associmit në Parlamentin e Evropës.
Së fundi, është zgjedhur nga Banka Botërore dhe IMF të përfaqësoj rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, në mesin e vetëm tetë deputetëve të rinj nga gjithë bota, për të dialoguer rreth çështjeve zhvillimore, përmes iniciativës globale të deputetëve të rinj (2023-2025 Global Young MP Initiative).
Më parë, znj. Statovci ka qenë në pozitën e këshilltares për politikat sociale dhe shëndetësore e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cili aktualisht është Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë kohës së saj aty, Jeta ka pasur një pjesëmarrje aktive në propozimin e hapa për luftimin e COVID-19 dhe ka qenë pjesë e ekipit për hartimin e ligjit kundër COVID-19. Ajo ka përvojë si ligjeruese dhe konsulente për menaxhimin shëndetësorë për disa institucione.
Gjatë kohës së saj në parlament, ajo ka kushtuar vëmendje të madhe zhvillimeve ekonomike në vend, në lidhje me tregun e punës – me fokus në gratë dhe të rinjtë, sektorin e energjisë dhe ndërmarrjet.