Blog

Arben Shkodra

Panelist

Paneli 7: “Sektori i Prodhimit-Rritja e linjave të caktuara të eksporteve falë përmirësimit të konkurueshmërisë”

 

Z. Shkodra është diplomuar për ekonomi/financë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Më pas ai vazhdoi karrierën e tij profesionale në sistemin bankar, si dhe në zyrën tregtare të punëve të jashtme pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.

 

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë në administratën e shtetit të lartë, z. Shkodra ka mbajtur postin e drejtorit të departamentit në Kryeministri dhe funksione të tjera paralele shtetërore për më shumë se 11 vjet.

 

Ai u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues dhe nënkryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë për disa vite me radhë. Aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit të Prodhuesve Shqiptarë nga viti 2016.

 

Z. Shkodra përfaqëson shoqatën si anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Këshillit Ekonomik Kombëtar, Komitetit Komercial për Lehtësimin e Politikave Kombëtare, si dhe në disa tavolina të tjera pune.

 

Z. Shkodra operon edhe në sektorin privat, ku prej 10 vitesh drejton studion e tij konsulencë biznesi “Damiani and Partners”.