Gjenerata në rritje
Në kuadër të Kosova Business Forum dhe misionit të tij për Fuqizimin e atyre që sjellin ndryshime, AE Consulting Group organizon një program trajnimi të dedikuar: “Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Ndërmarrjeve Familjare”.
14-16 Maj, 2024
Hotel Belushi, Rugovë
Bashkohuni në programin tonë të trajnimin frymëzuar nga modelet më të mira të Universitetit të Harvardit, i cili do t’ju përgatisë për të planifikuar fazën tjetër të jetës suaj, për të përmbushur përgjegjësitë komplekse të një biznesi familjar dhe për të dhënë një kontribut të veçantë në pasurinë familjare.
Për kë është ky trajnim:
Ky program trajnimi është krijuar për anëtarët e brezit të ri të ndërmarrjeve familjare, të cilët mund të jenë ose jo të përfshirë aktualisht në menaxhimin e biznesit familjar, por që po përgatiten për role të reja drejtuese ose role të tjera angazhuese në ndërmarrjen familjare dhe që kanë dëshirën të japin një kontribut domethënës në bizneset e tyre familjare.
Pse duhet të merrni pjesë:
– Për të analizuar opsionet dhe për të zgjedhur rolin e duhur për ju në ndërmarrjen familjare;
– Për të mësuar të menaxhoni bisedat e vështira me anëtarët e familjes teksa përgatiteni për të ardhmen;
– Për të krijuar një stil unik lidershipi, thelbësor për nxitjen e ndryshimeve pozitive dhe inovacionin brenda biznesit familjar;
– Për të forcuar një mendësi sipërmarrëse që është e qëndrueshme dhe e përshtatshme për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e reja në tregun e Kosovës dhe më gjerë;
– Për t’u fuqizuar për të zbatuar zgjidhje të gjeneratës së re dhe për t’u bërë katalizatorë të rritjes dhe zhvillimit, duke respektuar në të njëjtën kohë historikun e biznesit familjar;
– Për të zgjeruar rrjetin tuaj personal dhe profesional me sipërmarrës të ngjashëm me ju.
Çfarë do të mësoni:
Nëpërmjet prezantimeve të trajnerëve, diskutimeve në grup, shembujve të rasteve reale dhe folësve të ftuar, ju do të merrni përgatitje shtesë për rolin tuaj si pjesë e gjeneratës së re në ndërmarrjen familjare. Ju do të keni mundësinë të kuptoni më mirë aspiratat tuaja profesionale ndërsa eksploroni tema si:
– Vendimmarrja se në cilin rol dëshironi të kontribuoni në biznesin tuaj familjar
– Përcjellja e dinamikës unike të biznesit familjar;
– Analizimi i roleve të pronarit VS menaxherëve;
– Krijimi i një procesi për kalimin e pronësisë/menaxhimit nga një gjeneratë tek tjetra dhe futja në kompani e talentëve të rinj jo familjar, duke respektuar gjithmonë historikun e biznesit;
– Zbatimi i praktikave më të mira të qeverisjes koorporative;
– Planifikimi i vazhdimësisë së drejtimit të biznesit dhe menaxhimi i periudhës tranzitore.
Fuqizim. Njohuri. Rrjetëzim.
Pjesëmarrja në “Fuqizimi i Gjeneratës së Re të Ndërmarrjeve Familjare” përfaqëson një investim strategjik në qëndrueshmërinë dhe suksesin e ardhshëm të bizneseve tuaja familjare. Duke e pajisur brezin e ardhshëm me aftësitë, njohuritë dhe sistemet e nevojshme mbështetëse, ne synojmë t’i fuqizojmë ata për të nxitur ndryshime pozitive, inovacion dhe udhëheqje etike brenda ndërmarrjeve të tyre familjare.
Ju do të përfitoni një eksperiencë të pasur dhe frymëzuese mësimore dhe do të angazhoheni në mundësitë e rrjetëzimit që do të pasurojnë karrierën tuaj profesionale dhe jetën personale.
Procesi i Regjistrimit
Megjithëse nuk ka kërkesa formale për përvojën arsimore dhe profesionale, procesi i pranimit është shumë selektiv, bazuar në arritjet tuaja profesionale dhe përgjegjësitë tuaja organizative aktuale ose të ardhshme brenda ndërmarrjes familjare. Ne duam të sigurohemi që të gjithë pjesëmarrësit të jenë në faza të ngjashme të zhvillimit të karrierës, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga ky program dhe të angazhoheni me entuziazëm në mundësitë e rrjetëzimit.
Ne pranojmë kandidatë bazuar në disponueshmërinë e hapësirës, pasi numri është i kufizuar në 15 pjesëmarrës për këtë sesion trajnimi, ne ju inkurajojmë të aplikoni sa më herët të jetë e mundur.
Procesi i Regjistrimit: Dorëzoni një kërkesë në formularin më poshtë ose dërgoni një shprehje të interesit – CV-në tuaj dhe një elaborim përse do të doje të merrje pjesë – në info@aecg.net dhe ekipi ynë do t’ju kthehet me një konfirmim të kërkesës suaj të regjistrimit në 5 ditë pune.
Gjuha e kërkuar: Anglisht
Periudha e Regjistrimit: 1 Prill – 1 Maj, 2024
Çmimi: 1100 Euro (përfshirë trajnimin, akomodimin në dhomë standard, vaktet sipas agjendës).
Për një konsultë të personalizar:
Vizitoni zyrën tonë në: Rr. Ahmet Krasniqi, nr. 13, Prishtinë
Rezervoni një takim online me Koordinatoren tonë të Programit
Znj. Elena Pici
Email: e.pici@aecg.net
Formulari i Aplikimit
Ju lutemi plotësoni këtë formular dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë brenda 48 orëve!

Partneri
Ky trajnim është bashkë-financuar nga EBRD nëpërmjet Fondit Special të Luksemburgut për Bizneset e Vogla – “Small Business Impact Fund”