Kosova Business Forum
Mësoni më shumë për ne!
Rreth nesh
Në një botë ku ndryshimi është e vetmja konstante, ajo që ju ka sjellë këtu, nuk do t’ju çojë në nivelin tjetër!
Kosova Business Forum është forumi më i madh biznesi në Kosovë, që bashkon pjesëmarrësit e të gjithësuar nga pasioni për biznesin dhe ekonominë dhe që janë të motivuar për të bërë ndryshime nëpërmjet dialogut publik-privat dhe bashkëpunimit.
KBF u organizua për herë të parë në Prishtinë, në janar të vitit 2024. Brenda një Programi shumë të gjerë, tema kryesore e Forumit të vitit të parë ishte “Prishtina 2030 – Udheheqja drejt një kryeqyteti të së ardhmes“.
KBF është një ngjarje vjetore gjatë së cilës udhëheqësit e biznesit, ekspertët ekonomikë, mendimtarët e shquar, politikanët dhe palët tjera të interesuara diskutojnë sfidat dhe mundësitë socio-ekonomike të Kosovës në vitet në vijim. KBF është platforma kryesore që promovon Kosovën si një lojtar biznesi të rëndësishëm në rajon.
Programi ynë
Gjatë tre ditëve të Forumit, programi do të përfshijë një kombinim të fjalimeve kryesore, diskutimeve në panele, punëtorive dhe sesioneve të rrjetëzimit. Folës të nderuar vendas dhe ndërkombëtarë dhe ekspertë të industrisë do të ndajnë njohuri, përvoja dhe praktika më të mira që kanë të bëjnë me temën dhe me gjashtë sektorët kryesorë të ekonomisë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në diskutime të rëndësishme, të ndërtojnë lidhje të vlefshme dhe të fitojnë njohuri të veprimeve për të përparuar bizneset e tyre.
Qëndroni me ne, për ta parë agjenden!
+
Pjesëmarrësit
+
Bizneset
%
Pjesëmarrja e grave
%
E rekomanduar
Regjistrohuni
Regjistrimet do të hapen në Shtator 2024.
Dëshironi të njoftoheni me eventet tona dhe të merrni ftesa të personalizuara? Ju lutemi, bëni abonimin më poshtë!
Përshtypje
Eventet e Mëparshme
Eksploroni arkivën tonë të eventeve të mëparshme për të parë se cfarë mund të jetë Kosova Business Forum – një platformë pasuruese që bashkon udhëheqësit e industrisë, inovatorët dhe entuziastët e biznesit.